Rreth 100 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse u angazhuan për fikjen e zjarrit në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit, zjarr i cili u shfaq rreth orës 17:45 të së shtunës dhe mori përmasa të mëdha I ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Pas rreth 4-5 orë luftë me flakët, forcat e ushtrisë dhe efektivë zjarrfikës të Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Belshit, Gramshit, Cërrikut e Peqinit arritën të vënë nën kontroll flakët.