Mjeshtri i fjalës, poeti i trishtimit, Petrit Ruka, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 67-vjeçare. Njeriun me shpirt të ndjeshëm e kujtojnë sot miqtë dhe nuk i kanë të lehta fjalët e dhembjes. Po ashtu, kineast i njohur, ai ju dha jetë shumë skenarëve. Të krijuara nga ai vetë apo jo, puna e tij si regjisor do të kujtohet gjatë. Ishte viti 1983 kur ai shkroi “Atdheu filloj tek zemra” dhe u vlerësua me çmimin kombëtar. E që atëherë me dhjetëra vëllime me poezi, skenarë dokumentaresh e filmash artistike do te pasonin krijimtarinë e tij.