Në Paris, në “Boulevard Arago”, në lartësinë e një çatie, atelieri i piktorit Omer Kaleshi ngjan se strehon brenda vetes një copëz të Ballkanit. Artisti u shua të dielën në moshën 90 vjeçare, por trashëgimia e tij e pasur përmban një sërë tablosh ku është ngjizur diçka nga historia e drama ballkanike.