“Mikelanxheloja i Shkodrës” u shua, por veprat e tij do të mbeten të përjetshme. Mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, Pjerin Sheldija, një prej piktoreve me të shquar të Shkodrës dhe Shqipërisë ndër vite. Ai ka realizuar mbi 210 punime ndërsa gjatë një interviste të realizuar 3 vite më parë nga Top Channel, piktori shkodran tregonte pikturën e tij më të preferuar: Zojën e Këshillit të Mirë, e veshur me rroba kombëtare shqiptare.