Franco Frattini, ish-ministër i Jashtëm i Italisë, dhe një mik i mirë për Shqipërinë, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Frattini njihet në Shqipëri si një prej politikanëve italianë më mbështetes për vendin tonë, si drejtues i diplomacisë në vendin fqinj por edhe në postet që ka mbajtur në Bashkimin Evropian.