Top Channel/ Shuhen 4 vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë! Zjarrfikës e vullnetarë në luftë me flakët
12/07/2024 19:15

Vatra e zjarrit në bashkinë Dropull është shuar pas disa orësh luftë me flakët, ndërsa situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër. Të katër vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë të cilat ishin aktive prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura. Në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thatë, por kjo po ndodh në sipërfaqe të djegur. Një pjesë e efektivëve vazhdojnë të mbajnë në monitorim situatën në terren pasi ekziston rreziku i riaktivizimit prej erës. Rreth 12 km ishte perimetri i zjarrit në kullotat e Malit të Gjerë, i cili i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë nisi të përparonte me shpejtësi drejt Gjirokastrës. Për shuarjen e flakëve, të cilat nisën që në orët e para të mëngjesit, u angazhuan rreth 100 persona, zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë. Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit kanë largësi nga njëra-tjetra. Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe. Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës. Policia është duke hetuar për identifikimin e autorëve për të paktën 4 zjarrvënie të qëllimshme brenda kësaj jave. “Pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër. Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen e flakëve në fshatin Kakodhiq! Përsërisim thirrjen për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, në mënyrë që të shmangen ngjarje që dëmtojnë mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16