Reagimi i shoqërisë shqiptare për çështje që lidhen me të përditshmen e tyre, me kalimin e viteve, duket se ka ardhur duke u dobësuar. Protestat qytetare janë gjithnjë e më të pakta por dhe ato pak që zhvillohen, shuhen brenda një kohe të shkurtër, pa arritur të marrin zgjidhje. Këto protesta janë larg atyre që u zhvilluan disa vite më parë, si ajo e studentëve, apo për refuzimin e armëve kimike në Shqipëri.