Shtypi gjerman i kushtoi vëmendje të madhe turit të lamtumirës së Angela Merkelit në Ballkanin Perëndimor. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin "Me vështrimin anash drejt Kinës" shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian. "Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ka një interes absolutisht strategjik' për ne, që këto vende të pranohen në BE', tha Merkel në Beograd.