Top Channel/ Shtyhet vendimi për Veliajn, seanca do të vazhdojë nesër
11/03/2025 19:41

Erion Veliaj ka dalë sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij, atë të arrestit me burg, ndërsa rreth orës 9:40 ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës. Kryebashkiaku i Tiranës, që vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza, sot prej orës 10:00 u fut në seancën që zgjati 7 orë dhe u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ky i fundit është gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, ndërsa u zgjodh me short për të gjykuar edhe çështjen e Veliajt, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndodhet me raport për shkak të problemeve shëndetësore. Gjyqi u shty për ditën e nesërme në orën 12:30. Gazetarja Anila Hoxha raporton se do njihen avokatët me provat e reja. Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni Elman Abdule, i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi. Ndërkohë biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar vendimin e Gjyktës së Posaçme, “detyrim paraqitje”. Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Top Channel/ Berisha mbledh kryesinë për çështjen e SHISH: Nuk do bojkotojmë
23/09 23:15
Top News- Berisha kërkon mobilizim. Zbardhen skenarët e demokratëve kundër socialistëve
23/09 22:57
Tmerr në Durrës/ Zjari në Lalëz, dalin detajet e reja
23/09 21:13
Top News- “Pa largimin e Ramës Shqipëria vetëm do rrokulliset”, Berisha kërkon bashkim
23/09 21:12
Top News- Berisha: Të shfrytëzojmë çdo mundësi, t’i japim goditjen Ramës
23/09 21:11
Top News- Berisha mesazh demokratëve: Të ngrihemi më këmbë, përballje me regjimin
23/09 21:10
Top News-Për çfarë zyre e ka fjalën Berisha? Zbulon dhuratën e Vlora Hysenit me pajisje inteligjente
23/09 21:10
Top News- “Siguria kombëtare në duart e krimit”, Berisha: Edi Rama një padrino i vërtetë
23/09 21:09
Top News- “Zinxhiri i skandaleve nuk ka fund”, Berisha: Lubia e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën….
23/09 21:09
Top News- Berisha me mesazh të qartë demokratëve: Sot qeveria më e damkosur në Evropë
23/09 21:09
Top Channel/ Mbledhja e kryesisë së PD, Berisha i mbledh në seli për qëndrimin që do mbajë opozita
23/09 20:11
Top Channel/ Berisha: Erotizmat për Hysenin synojnë të fshehin shkeljen e sigurisë kombëtare
23/09 15:12
Top Channel/’Duhet të shpëtojmë vendin’, Berisha: Këto janë kulme të shembura që po zenë…
23/09 13:59
Top Channel/‘E paraqesin si Love aferë’,Berisha për arrestimin e Vlora Hysenit:Mbrojtje diabolike…
23/09 13:58
Top Channel/’Këtu s’ka më legjitimitet’, Berisha:Do vazhdojmë betejën tonë, punojmë për…
23/09 13:54
Top Channel/ ‘Rasti më i turpshëm në histori’,Berisha për Vlora Hysenin:S’dua të prish gojën, por…
23/09 13:53
Top Channel/ PD kundër draftit të PS për territorialen, opozita largohet, Manja: Ky komision…
23/09 12:51
Top Channel/ PD do mblidhet për Vlora Hysenin, do diskutohet qëndrimit që duhet mbajtur nga opozita
23/09 12:30
Top Channel/‘Jeni fajtorë në shkatërrimin e shtetit’,Blushi përplaset me Manjën:Do çuditesha nëse…
23/09 12:22
Top Channel/ Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit, Korreshi: O bosa, ka rënë shteti
23/09 12:20