Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi për Veliaj, vendimi shpallet nesër
12/03/2025 19:52

Nëse do të lirohet Erjon Veliaj apo do të vijojë të qëndrojë në burg, kjo do të vendoset të enjten në orën 10:00. Mbasi dëgjoi për të dytën ditë rresht kërkesën e përsëritur për të shfuqizuar masën e ‘arrestit në burg’, dhe nga ana tjetër këmbënguljen e prokurorëve që Veliaj të mos lirohet, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi i la kohë vetes për të parë me detaje provat e reja por edhe parashtrimet e mbrojtjes. Në seancën maratonë me dyer të mbyllura të nisur në apel prej të martës në orën dhjetë e të mbyllur të mërkurën në orën 15:20 Veliaj foli mbas mbrojtjes dhe kësaj radhe nuk kishte tone akuzuese. Sipas të pranishmeve në sallë, kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se telefonatat nga burgu i ka kryer me familjen dhe nuk ka asnjë sekret qe të interesohesh për daljet publike mbi dosjen e tij hetimore. Kërkesat e avokatëve ishin të gjitha ato qe parashikon ligji që nga detyrimi ne paraqitje, arrest shtëpie, bllokim pasaporte dhe garanci pasurore. Një nga avokatët e Erjon Veliajt, Artur Selmani, tha për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha në mbyllje të seancës “kërkuam revokimin e kësaj mase dhe do në pamundësi për të dhënë këtë masë, një tjetër masë më te lehtë sigurie. Për hollësitë e gjyqit, nuk mund të flas”. Në këtë seancë dy ditore kishin apeluar masat edhe tre biznesmenë që po hetohen në gjendje të lirë. Ndryshim mase kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule nën arrest në burg. Edhe biznesmeni insiston se nuk është i rrezikshëm, nuk ndikon provat dhe as largohet baga Shqipëria.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03