Për shkaqe procedurale, është shtyrë nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Recakut. Avokatët të caktuar sipas detyrës për të mbrojtur të akuzuarit nuk kanë marrë ende shkresat e lëndës, duke bërë kështu që seanca gjyqësore të të hënës, të shtyhet për 31 korrik.Gjyqtarja Violeta Namani-Hajra kërkoi që të gjithë avokatët në ndërkohë të pajisen me materialin e lëndës.