Qeveria nuk ka ende gati një draft final për amnistinë fiskale, një nga nismat më të debatuara, për të cilën faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë ende “OK” për zbatimin e saj. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sipas të cilës po punohet për aktet nënligjore që shoqërojnë draftin, megjithatë nuk dha një afat se kur nisma mund të marrë fuqi ligjore.