Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve do të shtyhet deri më 15 shtator 2022. Këtë e konfirmon Qendra Kombëtare e Biznesit sipas të cilës subjektet do të kenë kohë deri në mes të shtatorit që të depozitojnë pasqyrat financiare të vitit 2021. Shtyrja e afatit të bilanceve u njoftua pak ditë më parë nga Ministria e Financave për shkak të problemeve që po hasnin subjektet në dorëzimin e tyre si pasojë e sulmit kibernetik që goditi shërbimet shtetërore të paktën për aq ditë sa e-Albania nuk ka funksionuar, por autoritetet kanë vendosur të zgjasin më tej afatin.