Personi në foto është Imer Krrashi, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona. Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar. Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.