Top Channel/ Shtrenjtohet me 30 lekë bileta e Korçës, rruga nga Gramshi është më e gjatë
25/02/2026 15:14

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas ka detyruar mjetet e transportit publik të përdorin itinerare alternative për juglindjen duke zgjatur kohën e udhëtimit dhe rritur kostot operative për operatorët e linjave ndërurbane. Devijimi i rrugës dhe lëvizja përmes rrugës Lozhan – Gramsh ka sjellë konsum më të madh karburanti kohë më të gjatë udhëtimi dhe vështirësi faktorë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e biletave. Për të shkuar në Tiranë me mikrobus nga 700 lekë udhëtarët tani paguajnë 1000 lekë ndërsa për në Durrës nga 800 lekë bileta kushton 1000 lekë. Për ta shqetësimi kryesor mbetet lodhja dhe pasiguria që sjell përdorimi i rrugës alternative. Situata ka krijuar vështirësi të shumta për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës dhe Durrësit për punë, shërbime apo arsye shëndetësore. Deri në zgjidhjen e problemit, udhëtarët pritet të përballen me çmime më të larta dhe udhëtime më të gjata. Sakaq ka gjetur zgjidhje problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë. Sipas të dhënave Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do ti pajisin me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për të arritur në destinacion.

Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55
Top News – I akuzuar në dosjen e ‘SHISH’. Apeli i posaçëm zbut masën e sigurisë për kryekamarierin
03/11 13:52
Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25