Inflacioni arriti nivelin 7.5% në korrik pa u ndalur drejt rekordeve të reja. Por, ajo që godet më shuam qytetarët shqiptarë është rritja e çmimeve të ushqimeve. Vetëm në korrik ushqimet u rritën me 13.2%. Produktet e shportës si buka është rritur me 20%, ndërsa goditje të fortë ka pësuar edhe bulmeti, frutat, peshku, mishi dhe zarzavatet me 10-13%.