Në Gjirokastër çmimet e produkteve bazë ushqimore kanë pësuar rritje të ndjeshme përgjatë Dhjetorit. Në tregun e produkteve të tryezës mishi dhe nënproduktet e qumështit kanë një rritje me gati 30% në krahasim me vitin e kaluar. Produkte të tilla si mishi i të imëtave gati e kanë dyfishuar çmimin përgjatë 2 viteve të fundit duke arritur në nivelet e 1600 apo 1700 lekë për kg. Për familjet me të ardhura të pakta dhe për të moshuarit kjo periudhë e vitit në prag të festave bëhet shumë e vështirë për tu përballuar.