Top Channel/ Shtohet numri i pengjeve izraelite! 2700 viktima nga konflikti Izrael-Hamas
16/10/2023 19:03

Numri i izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit është rritur, tashmë në një shifër 199. Kjo shifër u zyrtarizua nga ushtria e Izraelit, megjithëse ende nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër. Tensionet vijojnë ende të jenë të nxehta mes Izraelit dhe Hamasit, ku deri më tani bombardimet kanë vrarë më shumë se 2700 persona nga të dyja palët. Me sulmet që vijojnë prej 9 ditësh, në Rripin e Gazës janë vrarë 1400 palestinezë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur duke tejbushur spitalet në një nivel rekord. Gjatë kësaj kohe militantët e Hamasit kanë sulmuar Izraelin, duke vrarë 1300 persona, që pas sulmit të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit. Ndërkohë në Tel Aviv dhe Jeruzalem alarmet ajrore kanë vënë në panik banorët vendas. Mbi hapësirat ajrore të këtyre vendeve kanë kaluar edhe raketa të hedhura nga pala kundërshtare. Ndërkohë edhe seanca e parlamentit izraelite u ndërpre nga alarmi me raketa, ndërsa ligjvënësja Merav Ben Ari i bëri thirrje kolegëve të largoheshin menjëherë. Egjiptianët kanë nisur të riparojnë pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës, pasi u dëmtua në sulmet ajrore izraelite. Rafah është zona më e goditur së fundmi me bomba. Viktima të bombardimeve nuk kanë mbetur vetëm izraelitët dhe palestinezët por edhe shtetas amerikanë. Deri më tani SHBA-ja ka raportuar për 27 të vdekur dhe 14 të zhdukur. Duke parë situatën autoritetet amerikanë kanë vendosur të evakuojnë shtetasit e tyre nga porti i Izraelit drejt Qipros, për t’i ofruar siguri. Mbretëria e bashkuar njoftoi se 6 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu në bilancin paraprak OKB-ja ka humbur 14 punonjës si pasojë e sulmeve.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30