Për të gjashtin muaj radhazi treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar rritje duke reflektuar përmirësimin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.3% në maj kundrejt prillit, duke qëndruar mbi mesataren historike.