Disa vatra zjarri janë regjistruar këtë të hënë në vend. Një vatër u aktivizua në Bashkinë Finiq, ku flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit, duke rrezikuar edhe fshatrat Kostar dhe Vllahat. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, por terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen nga toka.