"Unë jam nga Barcelona, Spanjë. Është hera ime e parë në Shqipëri. Kam ardhur para dy ditësh. Është një vend shumë i bukur, njerëz miqësorë. Ushqimi është shumë i mirë sidomos mishi. Pamja është impresionuese, mahnitëse. " Sipas bizneseve, pas krijimit të liqenit të Banjës dhe rrugës së re, numri i turistëve ka ardhur gjithnjë e në rritje, por përpos bukurive natyrore, Gramshi tërheq edhe me kulinarinë. Rritja e turizmit ka krijuar një zinxhir të ri ekonomik. Dhjetëra restorante të reja janë krijuar. Nisur nga kërkesat, këto të fundit kërkojnë prodhime bio, nevoja që po plotësohen nga fermerët e zonës. E përveç dhjetëra destinacioneve natyrore, tashmë edhe kodrat me levando janë shndërruar në atraksion.