228 milion euro apo 10.5% më shumë të ardhura ka arritur të mbledhë qeveria në buxhet në pesë muajt e parë të vitit. Kjo rritje vjen në kushtet kur perfomanca e tregtisë së jashtme ishte negative u ulur me 5%. Rritjen e të ardhurave po e udhëheq tatimi i fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ndërsa është zbehur kontributi i TVSH-së apo siç quhet ndryshe taksa e konsumit.