Me rritjen e menjëhershme të temperaturave dhe nisjen e sezonit veror, janë shfaqur edhe problemet e para me zvarranikët dhe insektet helmuese. Sipas specialistëve, këtë vit ato kanë dalë më herët se zakonisht, duke u kthyer në një rrezik për fermerët dhe personat që punojnë në bujqësi.