Numri i ndërmarrjeve aktive është shtuar gjatë 2022-it tregon INSTAT. Në vend regjistrohen mbi 113 mijë ndërmarrje aktive me rritje 9%. Segmenti që pati më shumë ndikim në rritjen e ndërmarrjeve ishin bizneset familjare deri në nëntë të punësuar që sipas shifrave përbëjnë 93% të totalit. Ndërkohë ndërmarrjet e vogla deri në 50 të punësuar janë të dytat në vend ndjekur nga ndërmarrjet e mesme deri në 250 punëtorë dhe në fund ndërmarrjet e mëdha.