Top Channel/ Shtohen myslimanët, të krishterët për herë të parë minoritet në Angli!
29/11/2022 20:58

Për të parën herë, thotë BBC, më pak se gjysma e popullatës në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishterë, sipas të dhënave të Censusit 2021. Rreth 46.2 për qind e të intervistuarve atje e konsideron sot veten të krishtere, krahasuar me 59.3 për qind që ishte shifra në regjistrimin e fundit të popullsisë në 2011-tën. Britania e Madhe është bërë më pak besimtare, dhe ka më pak banorë të racës së bardhë nga sa tregonte Censusi i përpara një dekade, dëshmojnë shifrat e publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare. Numri i atyre që e identifikojnë veten si myslimanë rezulton të jetë rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, ndërsa hindute jane shtuar nga 1.5 për qind në 1.7 për qind. Më shumë se një në tre persona – apo 37 për qind – konsiderojnë aktualisht se nuk i përkasin ndonjë feje, në krahasim me 25 për qind që ishte në 2011. Njerëzit janë pyetur gjithashtu për grupin etnik të cilit i përkasin dhe identitetin kombëtar. Pjesët tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda Veriore, i publikojnë të dhënat e tyre vecmas. Aktivistët e laicizmit pretendojnë se ky ndryshim duhet të nxisë analiza për mënyrën sesi është rrënjosur feja në shoqërinë britanike. Vendi ka ende shkolla të Kishës së Anglisë që financohen nga shteti, dhe pjesëtarë të institucioneve kishtare kanë vende në Parlament. Censusi i 2021-shit, i kryer në 21 mars të vitit të kaluar, u plotësua nga më shumë se 24 milionë familje në të gjithë Anglinë dhe Uellsin. Më shumë të dhëna nga regjistrimi do të publikohen me faza përgjatë dy viteve të ardhshme. Pamjet: AFP

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43