Kursimet e shqiptarëve kanë ardhur me tkurrje që nga fillimi i vitit. Shifrat e muajit korrik tregojnë se tashmë në depozita bankare ndodhen në total 1.23 trilionë lekë apo 1.2% më pak se muaji paraardhës. Që nga janari rënia është me 5%. Por gjatë korrikut vërehet re një tendencë në kursimet e shqiptarëve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rënia gjatë këtij muaji erdhi kryesisht nga depozitat në lekë dhe valutat e tjera, ndërsa për kontrast depozitat në euro erdhën në rritje.