Koordinimi mes institucioneve, siguria dhe zbatimi i standardeve evropiane ishin në fokus të Konferencës Kombëtare për Turizmin “Adriatik 2026”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, biznesit dhe strukturave inspektuese. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, i cili prezantoi sfidat dhe masat për garantimin e një sezoni turistik më të sigurt dhe cilësor.