Në këtë periudhë të vitit shenohet piku i prodhimit dhe grumbullimit të produkteve që shkojnë për eksport nga serat shqiptare. Në nje nga pikat e grumbullimit dhe eksporteve ne Strum te Roskovecit Julian Hazizi eksporton cdo dite 40 tonë produkte bujqesore kryesisht perime si speci , domatja e kastraveci. Ka nje rritje te eksporteve ne kete vit pasi ka dhe me shume prodhim dhe eksportet ne kete periudhe jane vendet e ballkanit.