Në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, të Qafë Thanës, lëvizjet e udhëtareve janë shtuar. Ndryshe nga dy javë më parë, kur për shkak të vendosjes së karantinës, shifrat e udhëtarëve u ulën ndjeshëm, tani janë të shumtë ata që kalojnë kufirin. Në 24 orët e fundit, nga kjo pikë, hynë 2000 persona dhe dolën 2400. Udhëtarët tregojnë se vijnë në Shqipëri për punë, për të takuar familjaret apo për të pushuar.