Ledian Nushi nga Gorreja e Lushnjës është një nga ata të rinj që ka lënë profesionin e tij të menaxherit dhe i ka hyrë fushës së bujqësisë. Pas një eksperience të gjatë në menaxhimin e restoranteve dhe bareve, Lediani vendosi që të hapë biznesin e tij. Fillimisht e ka nisur duke ngritur sera diellore në një sipërfaqe 8 dynym, ndërsa sot e ka zgjeruar këtë sipërfaqe në 17 dynym. Ai kultivon kryesisht domate, kastraveca dhe speca.