Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi e ka konsideruar kërcënim të harmonisë fetare planin për ndërtimin e shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi. Myftiu i Korçës: Nuk shihet Shqipëria si kryeqendra e baktashizmit sepse në vetë sistemin bektashi nuk ka një sistem si ai katolik ku është sistemi i Papatit, që janë të lidhur me një lider shpirtëror.