Top Channel/ “Shteti bektashi konform Kushtetutës”, Rama: Thesar që s’duhet lënë të tretet
25/09/2024 19:17

“Një thesar që nuk duhet lënë të tretet”, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama komunitetin e bektashinjve në Shqipëri, teksa ka shpjeguar idenë e tij për transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës, gjatë një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë. Për të gjithë kritikët që kanë dalë kundër kësaj ideje, kryeministri tha se do duhet të informohen mbi rolin që ka patur Urdhri i Bektashinjve në fatet e kombit tonë. “Ajo që mund t’iu them është se prej kaq shumë vitesh sa unë jam në këtë vorbull publike, jam mësuar që kur them diçka të re ose kur flas për një projekt të ri, dëgjoj shumë çudira, po si këtë herë, asnjëherë. Këtë herë kam dëgjuar dhe kam lexuar çudira të jashtëzakonshme, por gjëja që më ka habitur më shumë është që çfarë padije e jashtëzakonshme ekziston për Urdhrin e Bektashinjve. Unë shumë miqësisht do ju sugjeroja të gjithëve që të lexojnë dhe të informohen për Urdhrin e Bektashinjve. Çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë roli ka pasur në fatet e kombit tonë dhe çfarë pasuri e madhe është për kombin tonë. Unë personalisht janë katolik, nuk janë mysliman, kam pas fatin që ta kem gruan myslimane, gjysmën më të mirë, kuptohet. Dy kalamaj i kemi ortodoks, sepse kështu i kemi pas ndërmarrjet e përbashkëta në të kaluarën. Në ndërmarrjen tonë të përbashkët kemi një çun, 10 vjeç do ta vendosi vet. Mund të thotë do bëhem budist, është në të drejtën e vet. Kështu që në këtë aspekt, të më thuash mua shtet islamik, po flet me një pjellë të imagjinatës, por jo me mua, e para. Kryeministri sqaroi se çfarë do të thotë krijimi i një entiteti sovran, ndërsa theksoi se përpos të mirave që do të sjellë nga pikëpamja e vizibilitetit, interesit, dhe atraksionit do ti shërbejë më shumë interesit kombëtar dhe trashëgimisë historike e kulturore.

Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38