Qeveria po vijon me punën për të miratuar një ligj, i cili do ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Projektligji është momentalisht në konsultim publik, ndërsa për hartimin e plotë të tij po jep ekspertizën edhe Banka Botërore. Ligji synon që qytetarët të paguajnë një tarifë vjetore, e cila do t’i kalojë Fondit Kombëtar të Tërmeteve, një shoqëri aksionere në pronësi shtetërore. Sipas ministrit të Financave, Ervin Mete, qëllimi është që rreziku i fatkeqësive natyrore të mos i rëndojë më buxhetit të shtetit, por kompanive të sigurimit