Top Channel/ Shtëpitë ‘akia’, Japonia ka tashmë nëntë milionë shtëpi pa njerëz
02/05/2024 22:33

Shifrat e fundit tregojnë se rreth 14% e të gjitha shtëpive në Japoni janë bosh, dhe kjo po tërheq interesin e investitorëve të huaj. Rrjeti britanik The Guardian shkruan se rënia e numrit të popullsisë vijon të lërë pasoja në ekonominë dhe shoqërinë japoneze, teksa numri shtepive bosh ka arritur në rreth 9 milionë, që do të mund të akomodonin për shembull, të gjithë popullsinë e Australisë me nga tre persona për çdo banesë. Shifrat e publikuara së fundmi nga qeveria tregojnë numri i shtëpive të tilla që tashmë njihen si “shtëpi akia”, është rritur me gjysmë milioni për pesë vjet”. Zyrtarët thonë se kjo vjen si rezultat i largimit nga zonat rurale, dhe nga mungesa e dëshirës së atyre që i trashegojnë shtëpitë për t’i rinovuar, kompletuar apo dhe për t’i shembur. Shifra totale prej 14% e shtëpive bosh në Japoni, mund të jetë dhe më e madhe. Ndërsa instituti i statistikave Nomura thotë se shtëpitë akia mund të arrijnë deri në 30 përqind të banesave në një dekadë. Toka e lirë taksohet më shumë në Japoni në krahasim me atë me ndërtesa dhe kjo është një nga arsyet që pronarët e tyre nuk i shembin ndërtesat. Por një interes në rritje shihet nga të huajt për pronat boshe, veçanërisht shtëpitë tradicionale ‘kominka’, që përdoren si shtëpi pushimi apo u lihen me qera turistëve. Jeni japonez është në nivelet e tij më të ulëta në krahasim me valutat e mëdha dhe kjo ka nxitur shtimin e turistëve, 3 milionë prej të cilëve llogaritet se vizituan vendin vetëm në mars. Si Japonia ashtu dhe Korea e Jugut në jug ka një rënie të numrit të lindjeve për çdo grua, që vitin e shkuar shënoi një mesatare prej 0.72, më poshtë se 1.26 25 shënoi në 2022. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58