Shtëpia muze e shkrimtarit Ismail Kadare është një nga stacionet e preferuara të atyre që vizitojnë Gjirokastrën. Përgjatë janarit muzeu Kadare ka sjellë një rradhë eventesh kushtuar 88 vjetorit të lindjes së shkrimtarit duke e shpallur Janarin "Muajin Kadare". Dokumentari "Arkitektura e traditës" është ende duke u shfaqur në muze dhe do të jetë aktiv për vizitorët deri në fund të muajit.