Të dielën, në zemrën e zonës së Dangëllisë në fshatin historik të Frashërit, u zhvillua me një pjesëmarrje të gjerë Konferenca Kombëtare kushtuar trashëgimisë së jashtëzakonshme të Vëllezërve Frashëri. Konferenca u hap nga Prof. Ethem Ruka, President i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, me një ligjëratë mbi idetë e Vëllezërve Frashëri për identitetin kombëtar, duke e vendosur eventin në një kuadër të gjerë historik dhe ideologjik.