Top Channel/ Shtëpia e Bardhë në krah të Biden: Presidenti nuk ka probleme, raporti jo real
09/02/2024 21:52

Shqetësimet për moshën e presidentit amerikan Joe Biden nëse ai duhet të kandidojë apo jo në zgjedhjet presidenciale janë shtuar akoma më shumë pas raporti të Prokurorit të Posaçëm, Robert Hur, I cili e vlerëson atë si një “të moshuar me kujtesë të dobët”. Një pjesë e demokratëve janë rreshtuar në krah të presidentit, ndërsa republikanët po shfrytëzojnë situatën dhe po e quajnë atë si të vjetër në moshë dhe të papërshtatshëm për të qeverisur. Prokurori Robert Hur, që udhëhoqi hetimin ndaj Biden, është një i emëruar nga Donald Trump. Por Shtëpia e bardhë pavarësisht insistimit të gazetarëve nëse ky raport është nxitur politikisht, nuk e ka thënë një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se presidenti gëzon shëndet të plotë dhe se përshrimet ndaj tij nuk janë të sakta dhe të përshtatshme. “Të sugjerosh se ai nuk mund të mbante mend se kur i vdiq djali është vërtet jashtë kufijve”, tha zëdhënësi i Zyrës së Këshillit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams gjatë një konferencë për shtyp. Ai shtoi më tej se presidenti nuk ka probleme dhe se bashkëpunon plotësisht për të gjitha çështjet, ndërsa theksoi se dhe publiku është I vetëdijshëm për këtë gjë. Lidhur me këtë rast edhe vet Presidenti Biden u shfaq shumë I zëmëruar ndaj raportit të Prokurorit të Posaçëm, Robert Hur, i cili po hetonte mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete nga zoti Biden pasi u largua nga posti i nënpresidentit më 2017. Pamjet: AFP

Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26