Top Channel/ Shtëpia e Bardhë konfirmon dokumentet, nxehet Biden: “Nuk ishin në rrugë”!
12/01/2023 19:45

Të tjera dokumente të klasifikuara u gjetën në një vend tjetër, pas atyre të zbuluara pak ditë më parë në një zyrë ku Joe Biden kishte punuar pas mandatit si zv/president. Gjetja e dokumentave ka ngjallur reagime të shumta megjithëse kreu i administratës amerikane u shpreh edhe vetë i befasuar nga gjetja e tyre dhe se ekipi i tij kishte ndërmarrë veprimet e duhura në përgjigje të situatës. Së fundi një gazetar e pyeti për dokumentet e reja, dhe Biden u shfaq i irrituar. “Materiale të klasifikuara pranë Corvettes tuaj, cfarë kishit në mendje? it ha reporter. “Dokumentet ishin të mbyllura në garazh, nuk po qëndronin jashtë në rrugë. Njerëzit e dinë se unë i marr shumë seriozisht materialet konfidenciale”, u shpreh presidenti, që shtoi se është duke bashkëpunuar plotësisht me hetuesit për këtë ngjarje. Në fillim të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë po shqyrtonte "një numër të vogël dokumentesh të klasifikuara" të gjetura në zyrat e Qendrës Penn Biden, që zoti Biden i kishte përdorur pasi shërbeu si nënpresident nga viti 2017 deri pak para se të niste fushatën presidenciale në 2019. Fakti që dokumente të klasifikuara u gjetën në ambjente jopresidenciale, mund të shkaktojë shqetësime për presidentin, i cili e ka quajtur vendimin e ish-presidentit Donald Trump për të mbajtur qindra dokumenta të tilla në Mar-a-Lago "të papërgjegjshëm. " Kjo mund të ndërlikojë gjithashtu vendimin e Departamentit të Drejtësisë nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër republikanit Trump, i cili ka pretenduar vazhdimisht se hetimi i departamentit për veprimet e tij përbënte "korrupsion". Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50