Dy vëllezër janë vënë në pranga, pasi kishin kthyer hotelin e tyre në Rrogozhnë, në qendër prostitucioni. Vëllezërit Fatmir dhe Shkëndi Hoxha, u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Sunset”. Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy gra, të cilat ushtronin prostitucion, në hotelin e të arrestuarve.