Në Libohovë 100 vjet pasi Avni Rustemi është ndarë nga jeta ka përfunduar restaurimi i shtëpisë së tij të lindjes e cila prej dekadash ishte në degradim dhe rrezikonte shembjen. Objekti dy katësh i vendosur në lagjen e sipërme të Libohovës do të shërbejë si muze për jetën dhe veprimtarinë e një figure emblematike si Avni Rustemi por edhe si muze i kohës kur ai jetoi , shtypit, politikës, lëvizjeve shoqërore.