Mes 47 institucioneve nën lupën e drejtorisë antikorrupsion që pretendon pastrimin e administratës deri më tani kadastra vijon të spikasë. Ministri i drejtësisë këmbëngul se nga gjetjet e deritanishme bazuar në kallzimet e qytetarëve është e qartë se në tjetërsimin e pronave dhe regjistrimet fiktive kadastra vepron si pjesë e një zinxhiri abuzuesish ku përfshihen edhe noterët. Në konferencën e radhës ministri i drejtësisë i kthyer edhe në zëdhënës të qytetarëve denoncues numëroi abuzimet që u janë lënë në dorë prokurorëve për tu hetuar. Kryeson skandali i një ndërtimi mbi një kopsht fëmijësh