Shtëpitë e kanabisit po shndërrohen në një epidemi kriminale në veri të vendit. Brënda më pak se një viti, në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës janë zbuluar plot 13 ambiente të përshtatura për kultivimin e drogës në ambiente të mbyllura, çka tregon se kjo veprimtari e paligjshme nuk është më rastësore, por një “modë” kriminale në rritje.