Një grup kriminal shqiptar prej 11 anëtarësh u dënuan nga një gjykatë angleze me 37 vite burg në total për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike me vlerë 1.5 milion paund. Top Channel duke iu referuar mediave lokale angleze raporton se ky grup ngriti disa ferma kanabisi në zonën e Ashford, Canvey Island dhe Hertfordshire në hapësirën kohore Gusht 2019-Gusht 2020.