Top Channel/ Shtatori mban Vlorën plot, çmimet e ulëta dhe temperaturat tërheqin turistët
07/09/2026 19:52

Turistët vijojnë të zgjedhin bregdetin midis Adriatikut dhe Jonit dhe shijojnë larminë e ofertave të Vlorës. Për operatorët turistik, prenotimet vijojnë të jenë të larta, një rënie e vogël nga gushti, mirëpo kërkesat referuar sezonit janë të larta krahasuar me vitin e kaluar, Joni Ferati, menaxher hotelerie na tregon se shtatori, nis me turizmin kulturor, përfshirë edhe plazhin. Temperaturat më të qeta, plazhi më i pastër, trafiku më i përballueshëm, dhe çmimet më okazionale. Është kjo ajo se pse turistët zgjedhin fillim vjeshtën për të pushuar. “Jam nga Maqedoni, është shumë bukur. Vi këtu çdo vit, hera e pestë që zgjedh Vlorën në shtator. Gjithmon në shtator. Moti është i mirë. Çmimet janë shumë mirë, 30 euro nata. Ushqimi kushton, ndoshta sepse euro ka rënë”, tha një turist nga Maqedonia e Veriut. “Jam nga Ukraina. Kam ardhur me familjen. Shtatori është sezoni perfekt. Moti, deri, temperaturat janë perfektë. Ushqimi i mirë. Jemi për herë të parë këtu dhe do vijmë sërish. Na treguan miqtë për Shqipërinë, të gjithë flasin shumë mirë për Shqipërinë. Është një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh një vizitor ukrainas. “Jam nga Italia, Bolonja. Shumë bukur, lungomarja në darkë shumë e bukur. Kam ardhur me miqtë. Shumë më mirë nga çfarë e kisha menduar”, tha turistja italiane. “Vij nga provinca e Milanos. Hera e parë në Vlorë. Zgjodhëm shtatorin për shkak të punëve dhe temperaturave. Shumë mirë deri tani. Do qëndrojmë një orë. Jemi kurjoz për të parë sa më shumë. Kemi ardhur për pushime. Për Vlorën më kanë folur koleget, hera e parë këtu”, tha një tjetër turiste italiane. Moti po ndihmon turizmin n bregdet që të zgjasë këtë sezon që gjithsesi është shumë më i mirë se një vit më parë

Top Channel/ Mes kaosit dhe flakëve, protestuesit shkaktojnë dëme në kryeqytet
14/10 22:00
Top Channel/ Goditet me gurë, plagoset një punonjës policie
14/10 21:58
Dueli i Sheikëve, Tare, Bushi dhe Jupi komentojnë supersfidën City-PSG
14/10 21:39
Top Channel/ “Thyen kocka e gjymtyrë”, Berisha në mbledhje: Studentët kanë motive të forta
14/10 21:36
Top Channel/ Përplasje në Komisariatin nr. 3, PD nuk lejohet të takojë studentët e dhunuar
14/10 21:33
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:29
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:14
Top News- Olta Xhaçka dhe bashkëshorti paraqiten në SPAK, hetim ndaj tyre?
14/10 21:12
Top Channel/ Policia publikon pamjet: Dhuna dhe zjarrvënia dënohen deri në 7 vjet burg
14/10 21:03
Top Channel/ Flakë te Ministria e Drejtësisë e rrugë, protestuesit zbulojnë planin LIVE
14/10 20:45
Top Channel/ Gazetarja raporton mes kaosit, sjell LIVE përplasjet e protestës
14/10 20:39
Top Channel/ Tirana nën flakë, protestuesit nuk përmbahen, koshat e mbeturinave në zjarr
14/10 20:31
Top News- Protestuesit sulmojnë automjetin e Policisë, nuk kursejnë dhe filialet e bankave të dyta
14/10 20:22
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, flakë edhe në një bankë
14/10 20:16
Top Channel/ Sulmi ndaj institucioneve, protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë
14/10 20:08
Top Channel/ Begaj: I hapur për dialog! Policia të respektojë ligjin dhe proporcionalitetin
14/10 20:03
Top Channel/ Kaos, zjarr e dhunë! Ç’ndodhi në Tiranë që prej mëngjesit
14/10 20:01
Top Channel/ Protestuesit nuk ndalen, shkatërrojnë makinën e policisë
14/10 19:59
Top Channel/ Ndërkombëtaret thirrje për qetësi: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën
14/10 19:57
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së Tiranës
14/10 19:55