Top Channel/ Shtatore e re për Nënë Terezën! Veliaj: Vend lutjeje për besimtarët te liqeni
17/04/2022 20:13

Së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do të vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës si një vend lutjeje për të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë. Pas Meshës në Katedralen e Shën Palit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi festën me këtë lajm të mirë për besimtarët. “Gëzuar të gjithëve Festën e Pashkëve! Pashka, apo “Passover”, pavarësisht gjuhës, është një festë e kalimit. Ne kalojmë nga një moment i vështirë, në një moment të bukur; Krishti kaloi nga vdekja në jetë. Ne po kalojmë nga një moment i pandemisë në një moment të hapjes; nga një moment i shkatërrimit prej tërmetit, në një moment të rindërtimit; nga një moment ku kemi qenë të mbyllur, në një moment ku duhet të dalim të shijojmë jetën. Secili prej nesh e ka një ditë reflektimi, për të kuptuar se kemi nevojë të bëhemi pak më të mirë, pak më të hapur, pak më të dëgjueshëm, pak më solidarë. Besoj se e kemi fuqinë, e kemi treguar që ne, si shqiptarë, kur bashkëpunojmë bëjmë gjëra të mrekullueshme,” uroi Veliaj. Kryebashkiaku ndau gjithashtu lajmin se së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do të vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, e cila, tha ai, do jetë një vend lutjeje për të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë.

Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02