Shtatë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa dy të tjera po monitorohen. Situata më problematike paraqitet në Dajt, Gurë-Lurë, Mat, Mirditë dhe Pukë, por nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat shtatë mbeten aktive dhe dy janë në monitorim.