Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në segmentin Milot–Rrëshen të Rrugës së Kombit, në afërsi të Fangut të Mirditës, ku janë përplasur fort dy automjete. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 7 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë të moshave 12 dhe 9 vjeç. Shkak paraprak për këtë përplasje të fortë dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i kryer nga njëri prej automjeteve.