Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për t`u hedhur menjëherë në veprim lidhur me një sërë cështjesh përfshirë ekonominë, emigracionin dhe luftën në Ukrainë. Dhe rrugën e vënies në jetë të axhendës së tij politike duket do ta ketë të lëmuar në Kongres, ku republikanët rifituan kontrollin e Senatit e janë në avantazh në votimet për Dhomën e Përfaqësuesve.