Në gjykatën e New York-ut do të ketë për herë të parë edhe një gjykatëse shqiptare. Ajo është Edit Shkreli një profesoreshë dhe avokate me karrierë të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edit Shkreli e fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 7 nëntor, ndërsa ceremonia e betimit ishte tre ditë më parë.