Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe. Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.